Presidenti kinez Xi Jinping është shprehur për rritjen e nivelit të marrëdhënieve Kinë-Afrikë e Jugut.
Gjatë një takimi të martën me homologun e tij afrikanojugor Jacob Zuma përpara samitit të BRICS-it, Xi Jinping theksoi se ka hapësirë për bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e energjetikës, burimeve minerare, bujqësisë, infrastrukturës, hekurudhave dhe energjisë bërthamore.
Nga ana e tij, Zuma vuri në dukje se Afrika e Jugut i mirëpret investimet kineze.
Xi Jingping ndodhet në Brazil për samitin e BRICS-it. (Artani)