PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang takohet me përfaqesuesit e kompanive të huaja në Kinë
2014-07-10 10:09:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të mërkurën në Pallatin e Madh të Popullit me drejtorët ekzekutivë të kompanive të mëdha botërore, pjesmarrës në tryezën e dytë të rrumbullakët për biznesin. Drejtorët ekzekutivë të 500 kompanive të fuqishme botërore si Vokswagen, IMB, Siemens, Nokia, Standard Chartered Bank etj parashtruan propozime lidhur me zhvillimin ekonomik, rijësitë, bashkëpunimin financiar, kursimin e energjisë dhe mbrotjen e mjedisit, si dhe për reformën e Kinës.

Kreu i qeverisë kineze diskutoi me ta dhe iu përgjigj pyetjeve. Ndër të tjera ai vuri në dukje se për të realizuar rritjen e shpejtë dhe zhvillimin e vazhdueshëm dhe të shendetshëm të ekonomisë kineze, duhet të këmbëngulim në zhvillimin shkencor, të rregullojmë strukturën ekonomike dhe të ngrejmë me cilësinë.

Kryeministri Li u shpreh se Kina do të thellojë reformën, duke zgjeruar hapjen ndaj botës, duke krijuar më shumë mundësi dhe hapësirë për veprimtarinë e këtyre kompanive në Kinë.

Tryeza e dytë e rrumbullakët me përfaqësues të biznesit të huaj në Kinë u organizua nga Shoqata e Miqësisë mes popullit kinez dhe botës. (Du)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China