Humbja e ekipit brazilian në fushën e vet me rezultatin 7 me 1 në ndeshjen me Gjermaninë, shënon një nga poshtërimet më të mëdha të tij në historinë e Kupës së Botës. Gjermani Miroslav Klose shënoi në minutën e 23-të, duke u bërë kështu golshënuesi më i mirë i Botërorëve me 16 gola. Ndërkohë kjo është humbja e parë e Brazilit pas 39 vjetësh, në një ndeshje zyrtare në fushën e vet.
Në finalen e Kupës së Botës 2014, që luhet të dielën, ekipi gjerman pritet të përballet me Holandën ose Argjentinën, të cilat ndeshen këtë të mërkurë. (Eda Merepeza)