PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Më 2013 ekonomia në rënie, ndërmarrjet në rritje
2014-07-01 15:21:22 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2013, sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve, janë 111 083 ndërmarrje që ushtrojnë aktivitetin ekonomik gjatë vitit 2013, krahasuar me 106 387 ndërmarrje aktive gjatë 2012-ës, njofton INSTAT. Krahasuar me një vit më parë, Qarku i Tiranës shënon një rritje me 4182 ndërmarrje aktive, ndërsa qarqet Durrës dhe Shkodër kanë një rënie, përkatësisht me 1026 dhe 598 ndërmarrje. Sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve, 12 131 është numri i ndërmarrjeve të reja në vitin 2013, krahasuar me 12 828 në vitin 2012, nga të cilat 36,9 % e ndërmarrjeve të reja kanë aktivitet ekonomik tregtinë. Në grupin e tregtisë, mbizotërues me 72,5 % është "Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave". Numri i njësive lokale aktive gjatë vitit 2013 është 123 332 në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Krahasuar me vitin 2012, numërohen 4700 njësi lokale më shumë. Të dhënat tregojnë se 84,8 % e ndërmarrjeve aktive janë prodhuese të shërbimeve dhe gjatë vitit 2013, në këtë grup operojnë 3817 ndërmarrje më shumë se viti 2012. Gjithashtu, gjatë vitit 2013 janë klasifikuar si tatimpagues të mëdhenj 797 ndërmarrje, nga të cilat, 54,1 % e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta janë me origjinë nga Italia e Greqia dhe 27,8 % e ndërmarrjeve aktive menaxhohen nga femrat. Ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregtinë, akomodimin dhe shërbimin social mbizotërojnë me 56,4 %.

Aktiviteti tregtar vazhdon të jetë më i preferuari në vendimmarrje për një aktivitet të ri dhe përfaqëson 36.9 % të ndërmarrjeve të reja. Në grupin e prodhuesve të të mirave, mbizotëruese janë ndërmarrjet me aktivitet ekonomik industrinë, 61,4 %. Në grupin e prodhuesve të shërbimeve, mbizotëruese janë ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregtinë, 47,6 %.(Mapo.al)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China