PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Greqi, forcim i bashkëpunimit kulturor
2014-06-22 10:30:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, mori pjesë të shtunën në ceremoninë e përurimit të rikonstruksionit të Muzeut të Heraklionit bashkë me homologun e vet grek Antonis Samaras.

Kryeministri Li tha në këtë ceremoni se, gjatë qëndrimit të tij në Greqi, dy vendet kanë publikuar një deklaratë të përbashkët dhe kanë nënshkruar një sërë dokumentesh bashkëpunimi, përfshirë krijimin e qendrave kulturore në të dy vendet.

Sipas Li, tani do të ketë hapësirë më të gjerë për shkëmbimet dhe bashkëpunimin kino-grek në fusha të ndryshme, sidomos në kulturë.

Kryeministri grek Antonis Samaras theksoi nga ana e vet se, si Kina, ashtu edhe Greqia, kanë kulturë dhe pasur dhe qytetërimi i tyre i vjetër i lidh ngushtë të dy vendet dhe shërben si urë bashkëpunimi midis Lindjes e Perëndimit.

Ishulli i Kretës është djepi i qytetërimit antik grek dhe Muzeu i Heraklionit në këtë ishull ka një histori më shumë se 100-vjeçare. Pas 7 vjetësh rikonstruktimi, ky muze është rihapur për publikun. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China