Kryeministri kinez Li Keqiang u nis të enjten për në Greqi, duke përfunduar vizitën e suksesshme në Britani me nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh me një vlerë totale prej 30 miliardë dollarësh amerikanë.
Gjatë vizitës së tij 4-ditore, Li u takua dhe zhvilloi bisedime me Mbretëreshën Elizabeth II dhe kryeministrin David Cameron, duke shkëmbyer pikëpamjet për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve të ndërsjellta dhe bashkëpunimit konkret.
Ky vit shënon 10-vjetorin e themelimit të marrëdhënieve strategjike gjithëpërfshirëse Kinë-Britani. Dy vendet u zotuan se do të punojnë për ngritjen e marrëdhënieve bilateriale në një nivel të ri.
Shefi i qeverisë kineze ishte gjithashtu i pranishëm në Forumin Financiar Kinë-Britani ku mbajti edhe një fjalim. (Albana)