PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Londër, zhvillohet Mbledhja e Ekonomisë Globale Kinë-Britani
2014-06-18 21:15:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij britanik David Kameron zhvilluan pasditen e së martës në Londër, Mbledhjen e Ekonomisë Globale Kinë-Britani, ku ishin të pranishëm shefja e FMN-së Kristinë Lagarde, kryetari i BB-së Jim Yong Kim, kryetari i OECD-së Jose Gurria Trevino, ministri britanik i Financave George Osborne dhe guvernatori i Bankës Angleze Mark Carney.

Gjatë takimit, Li Keqiang tha se që pas shpërthimit të krizës financiare, gjithnjë e më shumë vende kanë kuptuar që ruajtja e rritjes ekonomike dhe shtimi i punësimit lidhen ngusht me njëra-tjetrën. Vetëm rritja e qëndrueshme dhe shtimi i vazhdueshëm i punësimit mund të zgjidhin zhbalancimin mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Vetëm kjo mund të çojë përpara të gjithë shoqërinë. "Rifitimi i besimit të investitorëve është kyç dhe për këtë, duhet të zbatohen me çdo kusht reformat strukturore dhe të stimulohen investimet nga sektorët privatë," u shpreh Li Keqiang.

Li Keqiang shtoi gjithashtu që Kina si gjithmonë do të luajë rol konstruktiv me palët përkatëse, do të japë kontribut aktiv për përsosjen e sistemit ndërkombëtar financiar. "Kina është e gatshme që të shtojë bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, për të shtuar lidhjet pozitive mes monedhave të ekonomive të reja dhe atyre në rezervë valutore. Kjo do të ndihmojë ekonomitë e reja të rriten përkrah vendeve të zhvilluara. Kështu, do të realizohet një zhvillim i shëndetëshëm dhe i qëndrueshëm për ekonominë globale," theksoi Li

Kameroni nga ana e tij u shpreh se tani ekonomia botërore përballet me sfida të shumta, si rritja e ngadaltë dhe zhvillimi jo në ekuilibër. "Komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë bashkëpunim, të shpejtojë rregullimin ekonomik, të inkurajojnë tregtinë e lirë, për të shmangur proteksionizmin në çdo mënyrë dhe për të nxitur rritjen e përbashkët ekonomike," theksoi David Kameron. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China