Banka e Zhvillimit të Kinës (CDB) dhe "The City UK" nëshkruan të martën një memorandum mirëkuptimi për shtimin e bashkëpunimit në promovimin e marrëdhënieve ekonomike Kinë-Britani e Madhe.
Të dyja palët ranë dakord për të punuar së bashku për të mbështetur CDB-në të zgjerojë aktivitetin e saj financiar dhe kredidhënien në Britani, duke përfshirë investimet në infrastrukturë, thuhet në deklaratën pas ceremonisë së nënshkrimit.
Duke theksuar se Londra është një nga qendrat financiare botërore, presidenti i CDB-së, Zheng Zhijie tha se është e rëndësishme që banka të zgjerojë operacionet e saj në qytet, duke marrë parasysh "kërkesat e ardhshme të financimit dhe mundësitë e investimit në infrastrukturë."
Dokumenti u nënshkrua në prani të kryeministrit kinez Li Keqiang dhe homologut të tij britanik David Cameron në Ministrinë e Jashtme në Londër.
(Albana)