Sunday  Apr 6th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria, në vendin e 111-të në botë për rezervat e arit në 2013-ën
2014-06-17 10:21:19 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria zë vendin e 111-të nga 179 vende të renditura nga CIA për rezervat valutore dhe ato të arit, sipas të dhënave të dhjetorit 2013.

Sipas CIA-s, rezervat valutore dhe në ar të Shqipërisë në fund të vitit 2013 ishin rreth 2.8 miliardë dollarë. Vendi në përgjithësi mban rezerva valutore që janë të barabarta me 4-5 muaj importe.

Nga shtetet e rajonit, Serbia ndodhet më lart në renditje, në vendin e 67-të, me 15.9 miliardë dollarë. Maqedonia pozicionohet pas Shqipërisë, në vendin e 113-të, me 2.75 miliardë dollarë. Bosnjë-Hercegovina ka rezerva prej 5 miliardë dollarësh, në vendin e 95-të. Vendi i parë në këtë renditje i përket Kinës, me rezerva valutore prej 3.8 trilionë dollarësh, në vend të dytë Japonia me 1.28 trilionë dollarë dhe në të tretin Bashkimi Europian me 864 miliardë dollarë. (Mapo.al)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China