PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kupa e Botës: Gjermania shkatërron Portugalinë, fiton edhe ShBA-ja
2014-06-17 09:49:56 CRI Komenti juaj Printoni

Gjermania shkatërroi Portugalinë e Kristiano Ronaldos në ditën e pestë të ndeshjeve për Kupën së Botës Brazil 2014. Një tregolësh i Thomas Muller-it dhe goli me kokë i Mats Hummels-it u dhanë gjermanëve një fitore 4-0 ndaj Portugalisë, që një pjesë të mire të lojës luajti me 10 lojtarë.

Në ndeshjen tjetër për grupin G ShBA-Ganë, amerikanët kaluan përpara që në sekondën e 30-të të ndeshjes, kur Clint Dempsey shënoi golin më të shpejtë për ShBA-në në një kampionat botëror. Gnezët arritën në barazojnë në pjesën e dytë me anë të Ayew, por një gol me kokë i John Brooks-it katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt u dha Shteteve të Bashkuara fitoren 2-1.


ShBA-Ganë


Nigeri dhe Iran

Përplasja mes Nigerisë dhe Iranit në Grupin F përfundoi pa gola, barazimi i parë në këtë kupë bote.

Në tre ndeshjet e ditës së gjashtë, Belgjika do të përballet me Algjerinë në grupin H, ndërsa po për këtë grup Rusia do të luajë kundër Koresë së Jugut.

Ndërkohë, Brazili do të luajë ndeshjen e vet të 2-të të turneut kundër Meksikës. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China