PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një super Itali, mund Anglinë 2-1 (ata.gov.al)
2014-06-15 09:49:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ngjyra e kaltër ka pushtuar qytetin e Manaus në Brazil, ku u zhvillua supersfida mes Italisë dhe Anglisë, e fituar me rezultatin 2-1 nga 4 herë kampionët e botës. Ndeshja e vlefshme për grupin "D", të kampionatit botëror të futbollit, që po zhvillohet në Brazil, nxorri në pah se skuadra angleze vijon të ketë sulmin thembrën e saj të akilit, ndërsa rikonfirmoi se mbrojtja italiane vijon të jetë një nga më të mirat në botë.

Sfida nisi e shpejtë dhe me shumë raste, duke i dhuruar emocione të shumta 40 mijë tifozëve që ndodheshin në stadiumin "Arena e Amazonave" në qytetin Manaus të Brazilit, si dhe mijëra shikuesve nga e gjithë bota.

Kjo është fitorja e dhjetë e italianëve në ndeshje direkte me Anglinë. Ndërsa ishullorët kanë 8 suksese.

Kjo fitore e ngjit Italinë në kuotën e 3 pikëve, aq sa edhe Kosta Rika, që fitoi mbrëmjen e djeshme me Uruguajin, që ashtu si Anglia kanë nga 0 pikë. Në ndeshjet e dyta të grupit "D" do të ndeshen Italia me Kosta Rikën dhe Anglia me Uruguajin. (ata.gov.al)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China