PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
'Brazil 2014′, Hollanda mund kampionët e botës
2014-06-14 10:38:06 CRI Komenti juaj Printoni
Hollanda ka fituar me rezultatin 5-1 ndaj kampionëve të botës, Spanjës.

Dy gola Van Persi, dy gola Ariel Roben dhe një gol Stefan De Vrij ishin arkitektët e shkurorëzimit të kampionëve të botës.

Edhe pse Spanja ishte e para që gjeti rrugën e rrjetës, dallga hollandeze përbysi spanjollët.

Ksabi Alonso ishte i pari që çeli spektaklin e golave, pas një 11-të metërshi të siguruar nga Diego Kosta. Më tej nisi vrulli portokalli, ku Robin Van Persi, ishte i pari që përcolli topin në rrjetën e Kasilias, pas një krosi të shkëlqyer nga e majta e Blind.

Më tej ishte një super Roben, që në fillimin e pjesës së dytë arriti të driblonte pikën dhe të gjendej i vetëm përballë Kasilias, nga ku ishte tepër e lehtë për bavarezin për të shënuar, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Spanjollët kërkuan të reagojnë, por ishte e pamundur të ndalej vrulli i portokallinjëve, të cilët përmes De Vrij shfrytëzojnë një përgjumje të portierit Kasilias dhe shënojnë pas një goditje këndi golin e tretë.

Më tej në fushë ishin vetëm nënkampionët e botës, të cilët i dhanë formë të plotë hakmarrjes së tyre duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Robin Van Persi, i cili realizoi golin e dytë personal. Edhe në këtë rast ka qenë gafa e Kasiliasit që i dha mundësi lojtarit të Mancester Junajtid të dërgojë topin në rrjetë.

Shfaqjen e golave e mbylli Roben. Pas një inkursioni në qendër të zonës, bavarezi mjaft i shpejtë driblon Kasiliasin dhe shënoi golin e pestë. (ata.gov.al)


Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China