Në një forum të bashkëpunimit kino-arab të zhvilluar të enjten në Pekin, udhëheqësi kinez tha se dhjetëvjeçari i ardhshëm është një periudhë e rëndësishme zhvillimi për të dy palët dhe se Kina është e vendosur të zgjerojë bashkëpunimin me vendet dhe rajonet e tjera, me një ekonomi më të hapur dhe dinamike.
Xi premtoi gjithashtu mbështetjen e Kinës për vendet arabe për të ruajtur traditat e tyre kulturore, duke thënë se Kina kundërshton çdo diskriminim ose paragjykim ndaj popujve a feve të caktuara.
Konferenca e 6-të Ministrore e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe nisi të enjten në Pekin. Sipas zv.ministrit të Jashtëm kinez Zhang Ming, forumi po fokusohet në ndërtimin e brezit ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe të Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të, dhe promovimin e zhvillimit të përbashkët. (Artani)