Mesnatën e së mërkurës, sipas orës lokale, përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale në Siri, pas të cilit nisi numërimi i votave. Sipas agjencisë siriane të lajmeve, në të gjitha qendrat e votimit ka nisur numërimi i votave.
Autoritetet sirane nuk i kanë bërë ende publike rezultatet paraprake, por sipas televizionit shtetëror, në votim morën pjesë rreth 10 milionë vetë nga mbi 15 milionë qytetarë me të drejtë vote, duke shënuar një pjesmarrje prej 63% të popullsisë në zgjedhje.
Ministria e brendshme e Sirisë deklaroi se në mbarë vendin u hapën 9600 qendra votimi, ku çdo votues mund të votonte me kartë identiteti. (Fang Xiaoyu)