Gazeta "Renminribao" botoi sot kryeartikullin "Forcimi i bashkimit kombëtar, mësimi dhe zbatimi i fjalimit të Xi Jinpingut në Xinjiang". Në artikull thuhet se qysh nga lashtësia, Xinjiang është një rajon me 47 kombësi me një total prej 22.6 milionë banorësh. Sipas fjalimit të Xi, bashkimi kombëtar është kyçi i problemit të Xinjiangut, prandaj ai duhet të forcohet më tej në këtë rajon.
Në artikull theksohet se Kina përbëhet nga 56 kombësi dhe e ardhmja e Kinës do të zhvillohet së bashku nga të gjitha këto kombësi. Në zhvillimin e Xinjiangut, duhet t'i përmbahemi bashkimit kombëtar duke luftuar kundër separatizmit, dhe kështu do të ruhen stabiliteti shoqëror dhe qetësia afatgjatë në këtë rajon. (Fani/Albana)