Presidenti kinez Xi Jinping po bën thirrje për ndëshkim më të fortë ndaj sulmeve terroriste në Rajonin Autonom të Xinjiang Uygur-it.
Komentet e tij erdhën pas konference dyditore mbi rajonin që u mbajt në Pekin.
Në përfundim të sesionit, presidenti kinez bëri thirrje për luftë më të gjerë kundër terrorizmit, duke thënë: "Rrjetat përhapen nga toka në qiell.
Ai gjithashtu bëri thirrje për përmirësimin e qeverisjes dhe jetës së banorëve me synim uljen e tensioneve në rajon.
Sipas presidentit, politika të posaçme do të ndërmerren për të zhvilluar jugun e rajonit. (Leftion Peristeri)