Grupe të reja kundër terrorizmit po themelohen në të gjithë Kinën, si pjesë e një operacioni një vjeçar.
Grupet vendore po themelohen në nivel provincash, si Guangdong, Yunnan dhe Jiangxi.
Kjo vjen pas direktivave të qeverisë qendrore, që më herët, gushtin e kaluar themeloi një agjenci qendrore pranë qeverisë me qëllim koordinimin e luftës kundër terrorizmit.
Kina është përballur me një valë sulmesh të dhunshme terroriste muajt e fundit që kanë prekur Urumqi-n, Kunming-un dhe Pekinin. (Leftion Peristeri)