Grupi i luftës kundër terrorizmit i Kinës do të bashkëpunojë më ngushtë me disa qytete për të goditur terrorizmin në Rajonin Autonom të Singjian-Ujgurit, duke menaxhuar situatën aktuale komplekse kundër terrorizmit për ruajtjen e stabilitetin shoqëror dhe sigurisë kombëtare.
Raportohet se që prej majit forcat e mbrojtjes në 3 zonat Hetian, Kashi, dhe Aksu, kanë zhvilluar hetim të hollësishëm lidhur me aktivitetet kriminale dhe kanë zbuluar 23 grupe që mendohet të kenë lidhje me terrorizimin dhe ekstremizmin fetar. Gjithashtu, policia ka arrestur mbi 200 të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 200 materiale eksplozive. (Fang Xiaoyu/Albana)