Sipas të dhënave, grupi terrorist që planifikoi këtë akt terrorist përbëhej nga 5 anëtarë, 4 prej të cilëve gjetën vdekjen nga shpërthimi i ndërmarrë prej tyre. Një anëtar tjetër është arrestuar në qytetin Bazhou të Xinjiang-ut. Identiteti i terroristëve të vrarë është përcaktuar nga analiza e ADN-së.
Sipas deklaratës për shtyp të Departamentit të Sigurisë Publike të Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgurit këta 5 persona, nën ndikimin e ekstremizmit fetar kanë zhvilluar për një kohë të gjatë veprimtari terroriste. Në fund të vitit 2013 ata krijuan grupin terrorist dhe blenë makinë dhe materiale eksplozive. Më 22 maj në orën 7.50 grupi kreu shpërthimin terrorist në Urumqi, si pasojë e të cilit u vranë 39 persona dhe u plagosën 94 të tjerë. (Xu Guang)