Më 22 maji presidenti i Rusisë Vladimir Putin i dërgoi kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping një mesazh ngushëllimi. Në këtë mesazh Putini thekson se pala ruse e dënon seriozisht këtë krim të përgjakshëm dhe shpreh shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh në goditjen e terrorizmit.
Edhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait Dmitriy Mezentsev bëri një deklaratë, ku shprehu dënimin e ashpër të këtij akti terrorist. Mezentsev vuri në dukje se goditja ndaj terrorizmit është drejtimi kryesor i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të forcojë bashkëpunimin dhe të godasë me efektivitet veprimet terroriste të çfarëdolloj forme. (Vera/Artani)


















