PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Urumqi, dogana forcon kontrollin ndaj kontrabandës së armëve
2014-05-23 18:44:58 xinhua Komenti juaj Printoni

Kryeqendra e Rajonit Autonom të Singjian-Ujgurit, Urumqi, ka forcuar kontrollet e sigurisë në pikat e hyrjes, për të frenuar kontrabandën e armëve, njoftuan të premten autoritetet doganore të qytetit.

Sipas Doganës së Urumqi-t, pikat kufitare kanë shtuar kontrollet e sigurisë për individët, bagazhet, objektet e transportit dhe dërgesat postare.

Kjo nismë erdhi pas shpërthimit terrorist të së enjtes në një treg të hapur në Urumqi, nga ku mbetën të vrarë 31 persona dhe u plagosën mbi 90 të tjerë.

Rajoni Autonom i Singjian-Ujgurit mbulon një sipërfaqe mbi 1.66 milionë metrash katrorë. Ai kufizohet me 8 shtete përfshi Indinë, Pakistanin, Afganistanin dhe Rusinë.

Pozita e tij gjeografike dhe mjedisi rrethues kompleks kanë paraqitur sfida në luftën kundër kontrabandës së armëve. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China