Sunday  Apr 20th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina zotohet për ndëshkim të ashpër ndaj terroristëve
2014-05-22 17:03:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping u zotua se do të ndëshkojë ashpër terroristët dhe se vendi nuk do të kursejë asnjë përpjekje për ruajtjen e stabilitetit, në përgjigje të shpërthimit të së enjtes në Urmuqi të Rajonit Autonom të Singjian-Ujgurit.

Policia do të shtojë patrullimet dhe kontrollin e sigurisë për kapjen e përgjegjësve dhe për parandalimin e situatave të ngjashme, deklaroi Xi.

Ai u kërkoi autoriteteve lokale ta zgjidhin sa më parë këtë çështje, të plagosurit të marrin të gjithë mjekimin e duhur si dhe të ngushëllohen familjarët e viktimave.

Qeveria kineze do të vazhdojë të punojë shumë për të luftuar terrorizmin dhe do të bëjë përpjekje për të ruajtur stabilitetin shoqëror, shtoi ai.

Shpërthimi ndodhi në një treg të hapur në Urumqi, e për pasojë humbën jetën 31 persona dhe u plagosën mbi 90 të tjerë.

Një grup pune i kryesuar nga ministri i Sigurisë Publike, Guo Shengkun ka shkuar në vendngjarje për të mbikëqyrur hetimet.

Autoritetet raportojnë se deri tani, të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital dhe policia po vijon me procesin e hetimit. (Albana)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China