PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi: Kina mbështet konceptin e ri të sigurisë në Azi
2014-05-21 17:53:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping deklaroi të mërkurën në Shangai se Kina mbështet konceptin e ri të sigurisë dhe po punon për zbatimin e tij.
Këtë deklaratë Xi e bëri gjatë fjalimit të mbajtur në samitin e 4-t të Konferencës për Ndërveprim dhe Krijim të Besimit në Azi.

"Kina do të marrë masa konkrete për forcimin e dialogut të sigurisë dhe bashkëpunimit me palët e tjera, duke shqyrtuar së bashku formulimin e një kodi sjelljeje për sigurinë rajonale dhe një program për partneritetin në fushën e sigurisë, që vendet aziatike të forcojnë partneritetin dhe besimin ndaj njëri-tjetrit dhe të bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë," tha Xi.

Xi iu drejtua të pranishmëve se Kina i qëndron gjithmonë mendimit se mosmarrëveshjet mbi sovranitetin territorial dhe interesat e të drejtat e hapësirës detare të palëve të ndryshme duhet të zgjidhen në rrugë paqësore.
Kina po punon për të nxitur bisedimet gjashtëpalëshe dhe mbështet paqen në Afganistan, duke u përpjekur vazhdimisht që zgjidhja e çështjeve delikate ndërkombëtare dhe rajonale të zgjidhet me dialog dhe negociata, sipas Xi.

Ai shtoi se Kina bashkohet me vendet e tjera të rajonit dhe me komunitetin ndërkombëtar për trajtimin e krizës financiare aziatike dhe ndërkombëtare, duke dhënë kontributin e saj për promovimin e rritjes ekonomike rajonale dhe globale.
Ai u zotua se Kina do të angazhohet më shumë në procesin e bashkëpunimit rajonal, dhe do të luajë rolin e saj për zhvillimin dhe sigurinë në Azi.
Xi tha se Kina është e gatshme për të bashkëpunuar me vendet e tjera në luftën kundër terrorizmit, separatizmit dhe ekstremizmit.
Kina bën thirrje për nxitje të shkëmbimeve reciproke mes qytetërimeve dhe feve të ndryshme nëpërmjet mbajtjes së konferencës për dialog mes qytetërimeve aziatike, për arritjen e progresit të përbashkët, tha numri një i Kinës. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China