Samiti i katërt i Konferencës për Ndërveprim dhe Krijimin e Masave të Besimit në Azi (CICA) u hap të mërkurën në mëngjes në Shangai.
Samiti drejtohet nga presidenti kinez Xi Jinping, i cili mbajti në të një fjalim të rëndësishëm.
"Që nga themelimi i saj, CICA i është përkushtuar krijimit të besimit dhe ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Ajo ka luajtur një rol të veçantë në nxitjen e dialogut mes kulturave të ndryshme dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal," u shpreh në fjalën e vet presidenti Xi.
Mbi 20 liderë botërorë, përfshirë 11 kryetarë shtetesh marrin pjesë në samitin e Shangait. Shtetet anëtare të Konferencës "Për ndërveprim dhe ndërtim të besimit në Azi" (CICA) pritet të publikojnë një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit strategjik. Presidenti Xi Jinping, i pranishëm në punimet e sotme të Konferencës pritet të shpalosë qëndrimin e Kinës, lidhur me çeshtje të sigurisë në Azi.(Artani)