Samiti i Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Krijimit të Besimit në Azi (CICA) do të nisë sot në Shangai.
Mbi 20 udhëheqës ndërkombëtarë, duke përfshirë 11 krerësh shtetesh, do të marrin pjesë në këtë samit dyditor. Ndër ta përfshihen presidenti rus Vladimir Putin, presidenti iranian Hassan Rouhani, presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun.
Shtetet anëtare të CICA-s pritet të publikojnë Deklaratën e Shangait lidhur me angazhimet për forcimin e bashkërendimit strategjik. (Artani)