Kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua të hënën në Pekin me ministrin e Jashtëm të Francës, Laurent Fabius.
Shefi i qeverisë kineze tha se vizita e kryetarit Xi Jinping në Francë ishte e suksesshme, ku të dyja vendet ranë dakord për thellimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik. Bashkëpunimi konkret është një forcë e rëndësishme e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Kina është e gatshme që me rastin e 50-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike, të shtojë nivelin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e shkëmbimeve kulturore.
Fabius tha nga ana e tij se gjatë 50 viteve të marrëdhënieve diplomatike kino-franceze, dy vendet kanë punuar për konsolidimin e marrëdhënieve mes tyre. Franca është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të rëndësishme, si në kulturë, arsim, turizëm dhe fusha të tjera. (Fang Xiaoyu/Albana)