Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping tha të hënën se kërkimi i zgjidhjeve politike është mënyra e drejtë për trajtimin e çështjeve botërore.
Xi u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon në prag të Samitit të katërt të Konferencës për Interaksion dhe Ndërtim të Masave të Besimit në Azi.
Xi tha se komuniteti ndërkombëtar duhet t'i përmbahet zgjidhjeve politike në të gjitha konfliktet.
"OKB-ja duhet të formulojë Axhendën e Zhvillimit pas 2015-s, me në thelb zhdukjen e varfërisë për të siguruar rritjen e qëndrueshme, tha ai, duke shtuar se Kina uron sukses për Samitin e OKB-së për Klimën që do të zhvillohet në shtator.
"OKB-ja duhet të luajë një rol udhëheqës në çështjet ndërkombëtare dhe në luftën kundër terrorizmit," tha Xi.
Shefi i OKB-së tha se Samiti i katërt i Konferencës për Interaksion dhe Ndërtim të Masave të Besimit në Azi do të shtojë besimin dhe bashkëpunimin mes vendeve aziatike dhe do të trajtojë në mënyrë efektive kërcënimet e sfidat e sigurisë.
Ky samit do të mbahet në Shangai të martën dhe të mërkurën. (Albana)