Edicioni i 67-të i Filmit në Kanë u hap të mërkurën në mbrëmje në qytetin bregdetar francez. Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Festivalit, me parakalimin e pjesmarrësve VIP në tapetin e kuq dhe interesimin e lartë të mediave. Këtë vit ky eveniment ndërkombëtar nisi me prezantimin e filmit të regjizorit francez Olivier Dahan, "Grace of Monaco".
Në jurinë prej 9 anëtarësh të festivalit prestigjioz bën pjesë dhe regjizori, skenaristi dhe producenti i njohur kinez Jia Zhangke. Në konferencën për shtyp ai tha se "Të jesh pjesë e Festivalit të Kanës përjeton të njejtën ndjesi sikur je i dashuruar. Do të ndjek filmat mendjehapur".
Gjatë festivalit do të shfaqet jashtë konkurimit dhe filmi i ri i regjizorit kinez Zhang Yimou "Coming Home". Ndërsa regjizori kinez Wang Chao merr pjesë në festival me filmin "Fantazia".(Eda Merepeza)