Shpërthimi i së martës në një minierë qymyrguri në provincën Manisa në perëndim të Turqisë ka shkaktuar 157 të vdekur dhe 75 të plagosur.
Shpërthimi ndodhi në një pus në thellësi 2000 metra dhe u shkaktua nga marrja flakë e një kutie shpërndarëse. Në atë kohë në pus po punonin 580 minatorë, 280 nga të cilët arritën të dalin jashtë, ndërsa 300 të tjerë mbetën të bllokuar.
Numri i të vdekurve pritet që të rritet, teksa vijojnë punët e shpëtimit.
Kryeministri turk anuloi një vizitë në Tiranë të planifikuar për të mërkurën, për të shkuar në vendin e aksidentit, që është më i rëndi i ndodhur në minierat në Turqi në më shumë se dy dhjetëvjeçarë.