Zv.ministri i Financave i Kinës Zhu Guangyao tha se me thellimin e gjithanshëm të reformës, në dekadën e ardhshme ekonomia kineze do të ruajë rritjen 7-8%.
Zhu theksoi se situata bazë e ekonomisë kineze nuk ka ndryshuar. Për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm e të vazhdueshëm ekonomik, nuk do të zbatohet plani i nxitjes ekonomike në përmasa të mëdha, sepse ky plan do të ketë ndikime negative mbi ekonominë. (Fani/Albana)