PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filmi kinez i animuar premierë në Tiranë
2014-05-08 16:25:34 CRI Komenti juaj Printoni

Link: Legjenda e Rrugës Detare të Mëndafshit

Në kinema "Millenium" në Tiranë më 8 maj 2014 në ora 19.00 u shfaq premiera e filmit të animuar kinez "Zheng He-Lundrimi i jashtëzakonshëm". Filmi është dubluar në gjuhën shqipe nga stafi kinezo-shqiptar i Radios së Jashtme të Kinës (CRI), me një përvojë 45 vjeçare në transmetimin në gjuhën shqipe.

Shfaqja e premierës së filmit të animuar kinez në Tiranë është mundësuar nën kujdesin e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Tiranë dhe Radios së Jashtme të Kinës (CRI). Të pranishëm në premierë janë drejtori i përgjithshëm i Radios së Jashtme të Kinës Wang Geng Nian, ambasadori i Kinës në Shqipëri Ye Hao, kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, zëvendësministri shqiptar i kulturës Zef Çuni, përfaqësues të medies kineze dhe shqiptare si dhe të ftuar të tjerë. Në premierë janë të ftuar dhe fëmijë të Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli" në kryeqytet.

Filmi i animuar "Zheng He-Lundrimi i jashtëzakonshëm" është një realizim tridimensional me teknologji të avancuar audiovizuale, i cili flet për lidhjet e Kinës që në lashtësi me botën, shkëmbimet e para diplomatike, tregtare, kulturore dhe mbi të gjitha miqësore.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China