Wednesday  Apr 2th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukrainë, regjistrohen katër të vdekur në qytetin e Slavyansk-ut
2014-05-06 09:50:03 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën katër forca ushtarake ukrainase u vranë dhe rreth 30 të tjerë mbetën të plagosur gjatë operacionit kundër protestuesve pro rusë në qytetin lindor të Slavyansk-u.

Pasojat erdhën pas operacionit të ri kundër terrorist të trupave qeveritare në qytet ndaj 800 forcave pro ruse.

Marina Pyatogorskaya është një banore e Slavyansk-ut e plagosur gjatë operacionit.

"Ne shkuam brenda për të ngrënë, dhe në atë kohë filluan të shtënat që zgjatën për rreth 40 minuta. Dhe pastaj asgjë. Filluan përsëri, e më pas ndodhi një shpërthim. Në fillim mu errën sytë, filluam të vraponim, por nuk mund të shikonim asgjë."

Slavyansk-u, që ka një popullsi prej 125,000 banorësh, është bërë qendra e kryengritjes në Ukrainë kundër autoriteteve të Kievit.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase kanë dërguar trupa speciale, të ashtuquajtura elitë, për të rivendosur kontrollin në qytetin jugor port të Odessa-s.

Më herët, rreth 40 protestues pro rusë u vranë gjatë uzurpimit të një ndërtese vendore, të cilës më pas iu vu flaka.

Maryna Ostapenko është zëdhënëse e Shërbimeve të Sigurisë së Ukrainës:

"Aktivistët pro rusë nuk mund të zmbrapsen. Situata vazhdon të jetë e tensionuar. Separatistët po shtojnë aktivitetin e tyre me qëllim për të destabilizuar lindjen e Ukrainës. Ndërkohë, forcat kryesore kundër terrorizmit po ridislokohen për të siguruar kufijtë lindorë me qëllim ndalimin e njerëzve të armatosur për të hyrë në Ukrainë nga Federata Ruse."

Kievi ka fajësuar në mënyrë të përsëritur Moskën për nxitjen e trazirave me qëllim ndarjen e Ukrainës. Por Rusia ka mohuar çdo përfshirje.

Më parë, presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke përsëritur thirrjen e tij për bisedime midis Kievit dhe demonstruesve pro rusë.

Ndërkohë, Kievi mbështeti nismën e Gjermanisë për të mbajtur një raund të dytë bisedimesh diplomatike në Gjenevë për të ndalur dhunën në Ukrainë.

Muajin e kaluar, Ukraina, Rusia, SHBA dhe BE arritën një marrëveshje që bënte thirrje për të gjitha palët në konflikt që të distancohen nga dhuna. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China