35 të vrarë dhe 68 të plagosur kanë shkaktuar konfliktet e armatosura të ditëve të fundit në Irak. Sipas njoftimit të policisë vendase, në Sadiyah, në verilindje të kryeqytetit ndodhën dy shpërthime në një treg të populluar, ku gjetën vdekjen 18 veta dhe 42 të tjerë u plagosën. Njoftohet se dhe në jug, juglindje dhe në perëndim të Bagdadit ka patur shpërthime, që kanë shkaktuar të tjera viktima në njerëz.
Sot në Irak zhvillohen zgjedhjet e para, pas largimit të forcave amerikane nga vendi në fund të vitit 2011. Afro 9000 kandidatë nga 280 subjekte politike konkurrojnë për 328 vende të parlamentit.
(Zhan Dian)