Presidenti sirian Bashar al-Assad do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të qershorit. Kryetari i parlamentit Jihad Laham e bëri të ditur këtë në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror.
"Asambleja mori një njoftim nga Gjykata Kushtetuese, sipas të cilit zoti Bashar Hafez al -Assad, i lindur në Damask në vitin 1965, ka aplikuar më 28 prill për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale", deklaroi kryeparlamentari.
Mijëra mbështetës të Assadit kanë manifestuar për kandidaturën e tij në krye të shtetit. Assadi është i shtati kandidat për zgjedhjet presidenciale, që për herë të parë pas disa dekadash po zhvillohen me shumë kandidatë në garë.
Më parë në Siri u miratua ligji i ri zgjedhor, sipas të cilit të gjithë kandidatët për president duhet të kenë jetuar 10 vitet e fundit në vend, masë kjo që pengon opozitarët në mërgim të kandidojnë.
(Eda Merepeza)