PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Afro 8% e armëve kimike të patransportuara nga Siria
2014-04-28 10:05:19 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike(OPCW) deklaroi të dielen se, për shkaqe sigurie, 7.5% deri 8% e armëve kimike nuk janë transportuar ende nga territori sirian. Koordinuesi i posaçëm i delegacionit të përbashkët të OPCW-it dhe të OKB-së Sigrid Kaag gjatë një konference për shtyp njoftoi se transporti i armëve kimike nga Siria është në proces. Kjo është hera e dytë që transporti i armëve kimike tejkalon afatin.

Sipas raportit të publikuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike në nëntor të vitit të kaluar, transporti i armëve duhet të kishte përfunduar para datës 5 shkurt, por për shkak të ngadalësimit të procesit, afati u shty deri në 27 prill. Sipas Kaag asgjësimi i armëve kimike siriane pritet të përfundojë para 30 qeshorit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China