Presidenti sirian Bashar al-Assad vizitoi të dielën qytezën Ma'aloula, mbi të cilën forcat qeveritare sapo vendosën kontrollin.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë, Assadi vizitoi dy kisha të njohura të krishtera që u dëmtuan rëndë në luftimet e zgjatura prej muajsh. Presidenti sirian shprehu dëshirën për rivendosjen e stabilitetit në vend, duke theksuar rëndësinë e qytetit Ma'aloula për shoqërinë dhe kulturën siriane si një ndër zonat më popullsinë më të madhe të krishterë.
Trupat ushtarake të qeverisë siriane rimorën kontrollin e Ma'aloula-ës para një jave. Qyteza që ndodhet në rajonin malor al-Qakamoun është afro 55 kilometra larg kryeqytetit Damask. Pas Ma'aloula-s, në këtë rajon nuk ka më pika të mëdha të përqendrimit të forcave të armatosura antiqeveritare. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)