Treguesit e Bankës së Shqipërisë për rritjen ekonomike janë optimistë. Këtë e ka deklaruar në faqen e tij në rrjetin social "Facebook" kryeministri shqiptar Edi Rama, sipas të cilit të dhënat e Bankës së Shqipërisë janë baza e ndryshimit të pritshëm real në të ardhmen.
Në një njoftim për mediet guvernatori i i kësaj banke, Adrian Fullani ka theksuar se gjendja financiare në vend është e qendrueshme. "Banka e Shqipërisë garanton se sistemi bankar në vend është në gjendje të përballojë çdo presion të brendshëm apo të jashtëm, pasi ka likuiditete dhe gjeneron të ardhura", nënvizon Fullani.
Sipas guvernatorit, ky vlerësim është bërë dhe në raportin e FMN-së dhe shërben si bazë për partneritetin e ri afatmesëm mes Shqipërisë dhe këtij institucioni financiar. (Eda Merepeza)