Pas luftimeve të ashpra forcat qeveritare siriane vunë nën kontroll të hënën qytezën Ma'aloula, në veri të Damaskut, e cila shërbente si bazë e forcave antiqeveritare.
Ndërsa, Agjencia e Çështjeve të Refugjatëve të OKB-së(UNHCR) deklaroi në të njëjtën ditë se mbi 1 milion refugjatë sirianë ndodhen në Liban. OKB-ja ka shpërndarë ndihma ushqimore për më shumë se 660 mijë prej tyre.
Ndërsa sipas planit të qeverisë siriane mësohet se lëndët kimike të mbetura do të nxirren jashtë territorit të vendit. Ndërkohë zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ka shprehur shqetësimin për asgjësimin aktual të armëve kimike në Siri. (Zhang Yan)