Zv. Ministri kinez i financave, Shi Yaobin deklaroi në Uashington se Banka Botërore duhet të nxitë transferimin e resurseve drejt vendeve në zhvillim, duke mbështetur zhvillimin e tyre të qëndrueshëm, që ndikon pozitivisht në ekonominë botërore.
Këtë deklaratë ai e bëri në komisionin e 89-të për zhvillimin ministerial të organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar .
Në mbledhje u theksua se kriza financiare ende ekziston ndaj vendet e ndryshme duhet të ruajnë stabilitetin makroekonomik, të forcojnë politikat e komunikimit dhe të bashkëpunimit, nëpërmjet përmirësimit të klimës së investimeve, promovimit të burimeve njerëzore dhe të aftësive rinovuese për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e përbashkët.