PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë: Turizmi në tremujorin e parë, i qëndrueshëm
2014-04-11 10:13:49 CRI Komenti juaj Printoni

Instituti i Studimit të Turizmit i Kinës publikoi të enjten në Pekin një raport, ku thuhet se turizmi në Kinë në tre muajt e parë të këtij viti ka qenë në përgjithësi i qëndrueshëm. Numri i turistëve që kanë hyrë dhe kanë dalë nga territori kinez i ka kaluar 1.15 miliardët, duke u rritur 11.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat e përgjithshme nga turizmi kanë arritur në 963 miliardë juanë (rreth 155 miliardë dollarë), 15.2 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në raport parashikohet se, në gjashtëmujorin e parë të sivjetshëm, numri i turistëve që do të hyjnë në territorin e Kinës do të arrijë në 630 milionë, ndërsa numri i turisëve që shkojnë jashtë vendit do të rritet me 17 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Çang Çuo/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China