Gjatë muajit mars eksportet kineze shënuan një ulje prej 6.6% krahasuar me vitin e kaluar, gjë që rriti shqetësimin për tregtinë dhe fuqinë ekonomike të vendit. Të dhënat e doganave bëjnë të ditur se importet kineze janë ulur 11% dhe vëllimi i përgjithshëm tregtar ka rënë 9%.
Një zëdhënës i doganave ka shpjeguar se prirja e uljes do të jetë e përkohshme dhe të dhënat për tremujorin e dytë të vitit pritet të jenë optimiste. (Xu Guang)