PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
FMN-ja: Fed-i duhet të gjejë rastin e duhur për tapering-un
2014-04-10 10:13:51 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi Monetar Ndërkombëtar të mërkurën publikoi raportin e stabilitetit financiar global, ku thuhet se Rezerva Federale Amerikane (FED) duhet të gjejë rastin e duhur drejtë për politikën e saj të tapering-ut, pasi nëse kjo bëhet në një rast të papërshtatshëm, do të shkaktonte efekte të tjera negative në tregun financiar global dhe në ekonomitë e reja.

Drejtori i Departamentit të Tregjeve Monetare dhe të Kapitaleve të FMN-së Jose Vinals u shpreh në një konferencë për shtyp po të mërkurën se ekonomitë e reja janë më të ndjeshme ndaj politikës së tapering-ut të Fed-it, pasi me këtë politikë kostoja e huamarrjes do të rritet, ndërsa fitimet dhe vlerat e monedhave do të ulen. Si pasojë, kompanitë me nivel të lartë borxhi në këto vende do të përballen me rreziqe më të mëdha të mospagimit të borxhit e madje do të ketë një mosekuilibrim më të madh makroekonomik, paralajmëroi Vinals. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China