Qeveria federale e Nigerisë ka refuzuar që të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë mes vendeve anëtare të Komunitetit Ekonomik të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) dhe Bashkimit Europian, pasi ka konsideruar ndikimet mbi ekonominë e vendit, raportojë mediat vendore.
Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, Bashkimi Europian do të hapte krejtësisht tregun e vetë për 15 vendet anëtare të ECOWAS-it si edhe Mauritaninë. Si kthim, ECOWAS-i duhet të hapte në mënyrë graduale tregun e vet për Bashkimin Europian brenda një periudhe 20 vjeçare.
Ministri nigerian i Tregtisë, Industrisë dhe Investimeve Olusegun Aganga u shpreh se nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë ekonomike do të sillte humbje të madhe në të ardhurat fiskale, si dhe në punësim e investime. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)