PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siria: Nuk do të shtyhen zgjedhjet presidenciale
2014-04-09 10:41:05 CRI Komenti juaj Printoni

Zgjedhjet presidenciale siriane do të zhvillohen sipas planit dhe Damasku nuk do t'i shtyjë ato për asnjë arsye, bëri të ditur të hënën Ministria siriane e Informacionit.

Sipas ministrit të Informacionit, Omran Al-Zoubi, qeveria siriane do të përfundojë procedurën përkatëse brenda afatit të përcaktuar nga kushtetuta. Ai theksoi gjithashtu që Damasku nuk do të lejojë askënd të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve.

Muajin e kaluar, parlamenti sirian miratoi një projektligj, ku u përcaktua qartë kualifikimi për kandidatët. Sipas këtij projektligji, të përzgjedhurit duhet të jetojnë mbi 10 vjet në territorin sirian. Kjo nënkupton që opozitarët jashtë Sirisë nuk do të kualifikohen për në zgjedhjet presidenciale. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China