PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ruanda kujton 20-vjetorin e gjenocidit
2014-04-08 09:56:03 CRI Komenti juaj Printoni

Ruanda filloi hënën javë përkujtimore të 20-vjetorit të gjenocidit që shkaktoi masakrën e rreth 800 mijë njerëzve në Tutsi.

Me këtë rast komisionerja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të kujtojë masakrën në Ruanda për të shmangur përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme.

Pillay theksoi se njerëzit duhet të arsyetojnë mbi shkaqet që shkaktuan tragjedinë. Atëkohë për shkak të forcimit të dallimeve raciale mes kombësive Tutsi dhe Hutu, marrëdhëniet midis tyre u acaruan duke kulmuar me masakrën mbi civilët.

Pillay shtoi se pas masakrës, populli i Ruandës ka mësuar se drejtësia juridike dhe llogaridhënia janë faktorët për sigurimin e stabilitetit afatgjatë të shtetit.

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë përpjekje për të arrestuar shkaktarët e masakrës jashtë Ruandës si dhe duke përkrahur qeverinë për të siguruar të drejtat e njeriut dhe pajtimin kombëtar të vendit," tha Pillay. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China