PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekonomia shqiptare rritet me 1.1 % në fund të 2013-s
2014-04-08 09:40:00 CRI Komenti juaj Printoni

Ekonomia shqiptare u rrit me 1.1 për qind në bazë vjetore në tre muajt e fundit të vitit 2013, tha të hënën drejtori i Institutit të Statistikave Gjergj Filipi.

Rritja vjen si pasojë e përmirësimit të tregtisë, hotelerisë, restoranteve, ndërtimit, industrisë dhe postë - telekomunikacionit.

Të rejat e fundit tregojnë rritje të bujqësisë me 1.23 për qind dhe industrisë me 7.18 për qind në tremujorin e katërt të 2013-s, krahasuar me vitin 2012.

Sektori i ndërtimit u rrit me 3.66 për qind, ndërsa grupi që përfshin "tregtinë, hotelerinë dhe restorantet" shënoi një rritje prej 3.12 për qind. Megjithatë, aktiviteti i transportit u rrudh me 27.92 për qind, tha Filipi.

Rishikimi i treguesve vjetorë të Shqipërisë do të publikohet në fund të muajit maj. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China