Kryetari i shtetit i Kinës, Xi Jinping është nisur të martën për në Pekin pas vizitave zyrtare në Hollandë, Francë, Gjermani dhe Belgjikë. Gjatë turit evropian, Xi Jinpingu mori pjesë në Samitin e 3-të të Sigurisë Bërthamore, u prit në selinë e UNESCO-s dhe në atë të Bashkimit Europian në Bruksel. Kjo është vizita e parë e liderit kinez në Europë, pas ardhjes në këtë post,në vitin 2013. Gjatë këtij turi të kreut të shtetit të Kinës, u nënshkruan një sërë marrëveshjesh dhe dokumentesh të bashkëpunimit me vendet përkatëse, duke forcuar më tej partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Europë. (Zhang Yan)

