Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping gjatë takimit të dielën në Bruksel me mbretin Filip shprehu dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-belge dhe kino-europiane.
Ndërsa, mbreti Filip tha se familja mbretërore dhe qeveria belge do të ndjekin si gjithmonë politikën e miqësisë me Kinën, duke luajtur një rol të veçantë në forcimin e marrëdhënieve europiano-kineze.
Gjatë vizitës në Belgjikë, Xi Jinping dhe mbreti Filip morën pjesë në ceremoninë e hapjes së shtëpisë së re të panda-ve në një park zoologjik.
Kjo është vizita e parë e kryetarit të shtetit të Kinës në Belgjikë gjatë 27 vjetëve të fundit.
Belgjika është stacioni i fundit i turit europian të presidentit Xi Jinping , gjatë të cilit mori pjesë dhe në Samitin e 3-të të Sigurisë Bërthamore në Hagë.(Zhang Yan)