Agjencia shqiptare e turizmit dhe ajo maqedonase nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, në prag të sezonit turistik, informon media vendëse. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në Shkup, të dy vendet fqinje do të promovojnë turizmin në panaire dhe veprimtari të ndryshme në botë.
Vitin e fundit Maqedonia exportoi 500 milion euro në fushën e turizmit në vendet fqinje, dhe 1/5 e këtyre shpenzimeve turistike të shtetasve maqedonas janë kryer në Shqipërinë fqinje. Operatorët turistikë në Maqedoni parashikojnë se gjatë këtij viti, turizmi në Shqipëri do të vjelë të ardhura prej 200 milion eurosh nga shtetasit maqedonas. Turistët nga Maqedonia shpesh i kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar, pasi 30% e popullsisë së Maqedonisë janë shqiptarë dhe zgjedhin vendin fqinj për turizëm. Përveç kësaj, çmimet në Shqipëri janë të favorshme dhe plazhet nuk janë të mbipopullura. (Eda Merepeza)