PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Mjeshtri i madh"-kurorë çmimesh në Festivalin e Filmit Aziatik
2014-03-29 09:51:14 CRI Komenti juaj Printoni

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Festivalit të Filmit Aziatik, të zhvilluar të enjten në Makao, filmi epik i arteve marciale "Mjeshtri i madh" u nderua me shtatë trofe, duke përfshirë dhe çmimin si "Filmi më i mirë i festivalit". I frymëzuar nga jeta e Yip Man, ky film paraqet disa dekada të historisë së Kinës dhe prodhimi i tij ka zgjatur mbi gjashtë vjet.

Puna kolosale e stafit është kurorëzuar me çmimin për "Aktoren më të mirë të festivalit" akorduar Zhang Ziyi dhe regjizorit Wong Kar Wai, i cili u shpall "Regjizori më i mirë".

Në fjalën e mbajtur pas marrjes së çmimit, regjizori kinez Wong shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të njërit prej regjizorëve të filmave me arte marciale, i cili ishte një nga pasagjerët e avionit të "Malasyia Airilines", i zhdukur pak kohë më parë. Regjizori Wong u bëri thirrje autoriteteve malajziane të jenë transparentë në dhënien e informacioneve, lidhur me kërkimin e mbetjeve të avionit.

Në festival u vlerësua dhe filmi indian "The Lunchbox", ku Irfan Khan mori çmimin "Aktori më i mirë". (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China